Vllaznia dhe Egnatia luajnë sot një ndeshje shumë interesante në javën e 6 të Superiores. Dy skuadrat kanë ambicie të qarta për të qenë në katërshen e parë të klasifikimit dhe kjo përballje direkte do të qartësojë më shumë edhe për formën e ekipeve dhe pretendimet e tyre.
Te shkodranët, trajneri Memelli ka bërë ndryshime duke parë situatën me dëmtimet, duke filluar nga porta ku mungon Qarri dhe do të luajë nga minuta e parë Mëhidri.
Ndërsa te Egnatia, trajneri Tetova vazhdon të mbajë në stol Paulauskas, për ta përdorur si alternativë në pjesën e dytë të ndeshjes.
LIVE VLLAZNIA-EGNATIA 0-1