Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat në orën 17:30. Sfida ka vlerë për javën e 26-të të Superiores dhe do të luhet në “Loro Boriçi”.

Tashmë trajnerët Brdariç dhe Gvozdenoviç kanë ndarë mendjen për titullarët.
LIVE
VLLAZNIA 1-1 ELBASANI
NGJARJET KRYESORE
29′ Abas ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
24′ GOOOL! Vllaznia 1-1 Elbasani/ Musta vendos baraspeshën duke kaluar festën te verdheblutë. (VIDEO)
20′ Mungojnë rastet, edhe pse skuadrat mundohen të krijojnë duke qarkulluar topin fillimisht.
14′ Tsage humbet rastin e artë për të vendosur baraspeshën. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
11′ GOOOL! Vllaznia 1-0 Elbasani/ Deliu përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe i jep avantazhin skuadrës së tij. (VIDEO)
7′ Sala shkakton faull ndaj Qoses, i cili ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
3′ Vllaznia fiton këndoren e parë. E luan shkurt, ndërsa mbrojtja e Elbasanit tregohet e vëmendshme për të larguar sferën më pas nga zona.
1′ Rast për Vllazninë që në sekondat e para. Gruda godet me kokë, ndërsa topi përfundon jashtë.
1′ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.