Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Elbasanit do të jetë shumë e rëndësishme për renditjen e Superiores, pasi mund të përcaktojë kryesuesin e ri pas javës së 8.

Të dy skuadrat kanë pretendime për katërshen e parë dhe kërkojnë që me çdo kusht të marrin tre pikët për të qenë ato që do të shkojnë në kryesim në pauzën e kombëtareve.

Ndeshja luhet në “Elbasan Arena” pasi skuadrat kanë këmbyer stadiumet për dy fazat e para të kampionatit meqë shkodranët po bëjnë përmirësime në fushën e impiantit të tyre.

LIVE VLLAZNIA-ELBASANI 0-0