Vllaznia dhe Partizani do të përballen në orën 16:30. Ndeshja ka vlerë për javën e 28-të të Superiores.
Në tre takimet e mëparshme të këtij sezoni mes dy skuadrave, secila ka fituar një dhe një tjetër është mbyllur barazim.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për të besuarit e Brdariç dhe Abilaliajt.
LIVE VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
51′ Gruda
NGJARJET KRYESORE
51’ GOOOL VLLAZNIA! Një top i gjatë drejt zonës nuk kontrollohet nga Qirko, i cili sheh Grudën të rrëmbejë sferën qetësisht dhe ta çojë në rrjetë. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Grudën në vend të Qatos te Vllaznia dhe Koten në vend të Zekës në radhët e Partizanit.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1’ Bintsuka shfaqet vetëm në zonë, gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe shkon jashtë.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
43’ Gudjufi nga distanca provon të gjejë portën, sfera shkon jashtë katërkëndorit të shkodranëve.
39’ Qirko dhe Sembene nuk kuptohen, me mbrojtësin i cili devijon rrezikshëm pranë portës topin i cili shkon në këndore. (VIDEO)
37’ Aksion i shpejtë i Partizanit me Gudjufin në të djathtën, gjuajtja e tij kalon Jukajn por ndalet nga Mala, teksa aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
36’ Aksion i shpejtë me një pasim i shkodranëve. Lata lë lojën të vazhdojë pas një faulli ndaj Malës, ndërsa ndal lojën pas një kontakti në zonë mes Domgjonit dhe Qatos duke sinjalizuar faullin në mesfushë. (VIDEO)
31’ Gjuajtje e fortë e Qatos nga distanca, Qirko përgjigjet me një grushtim që çon topin te Deliu, i cili gjuan por sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
27’ Çoba niset në një sulm të shpejt nga e majta, ndërhyrja e Prekës në momentin e fundit ndal rrezikun e kuqebluve para portës së Qirkos.
25’ Buxhelaj nga e majta harkon topin në qendër ku Bajrami me vështirësi largon në këndore.
21’ Pas një harkimi në zonë, Jukaj bën një dalje të rrezikshme duke goditur Domgjonin në dyluftimin në ajër. Gjyqtari bën shenjë që të vazhdojë loja. (VIDEO)
16’ Balaj tenton nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
15’ Taipi ekzekuton një goditje këndi duke gjuajtur direkt në portë, por sfera kalon mbi traversën e katërkëndorit të mbrojtur nga Jukaj. (VIDEO)
14’ Bintsuka hyn në zonë dhe pason në qendër, por mbrojtja kuqeblu largon në këndore.
7’ Shkodranët kanë një goditje dënimi dypasimëshe pranë zonës, por nuk ekzekutojnë mirë skemën dhe gjuajtja e Jagos bllokohet menjëherë.
3’ Pasim në zonë për Balajn, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Qirko i vëmendshëm. (VIDEO)
1′ Nis dueli në :Loro Boriçi”