Vllaznia dhe Partizani luajnë sot një përballje shumë të fortë mes tyre në Shkodër, ku ndeshen ekipi i vendit të tretë me atë të vendit të tytë.

Një ndeshje ku sigurisht ka rëndësi rezultati për renditjen përfundimtare në “Final 4” që përcakton rrugëtimin drejt trofeut.

Trajneri Osmani ka bërë pak lëvizje në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke i besuar të njëjtit grup lojtarësh që ka marrë serinë e fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupë.

Ndërsa nga ana tjetër, Orges Shehi ka vendosur që të kthejë titullar edhe në kampionat Skukën, duke parë formën që ky i fundit kaloi në ndeshjen e Kupës.

LIVE VLLAZNIA-PARTIZANI 0-0