Vllaznia pret Skënderbeun në ndeshjen që ka vlerë për javën e 30-të të Superiores. Kjo ndeshje nis në orën 18:00 dhe do të luhet në “Loro Boriçi”.

Kujtojmë se Vllaznia barazoi në takimin e fundit, teksa luajti përballë Tiranës. Në anën tjetër Skënderbeu u mposht nga Partizani.

Kuqeblutë kërkojnë të rikthehen te fitorja për të synuar kreun, ndërsa Skënderbeut i duhen pikë për mbijetesën.

LIVE

VLLAZNIA 0-1 SKËNDERBEU

10′ Nasr

NGJARJET KRYESORE

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Skënderbeu nuk tërhiqet në këto minuta.

38′ Tjetër rast për miqtë. Gabon Nikaj në fund dhe sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

34′ Jago shpëton Vllazninë nga goli i dytë. Devijon goditjen e Nasr, i cili kërkoi të bënte sërish gjithçka vetë për golin. (VIDEO)

27′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë nga Vllaznia, pas faullit ndaj Bismark.

24′ Vllaznia shton sulmet në kërkim të barazimit. Skënderbeu reziston.

18′ Balaj flirton me golin e barazimit. Goditja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

10′ GOOOL! Vllaznia 0-1 Skënderbeu/ Nasr kalon në avantazh Skënderbeun. Sulmuesi i korçarëve bën gjithçka vetë. (VIDEO)

4′ Alia ndal Balajn. Vllaznia gjen mjaft hapësira në mbrojtjen e miqve. (VIDEO)

2′ Alia i mohon golin Malës, që në fillimin e sfidës. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Shkodër.