Vllaznia pret Skënderbeun në ndeshjen që ka vlerë për javën e 30-të të Superiores. Kjo ndeshje nis në orën 18:00 dhe do të luhet në “Loro Boriçi”.
Kujtojmë se Vllaznia barazoi në takimin e fundit, teksa luajti përballë Tiranës. Në anën tjetër Skënderbeu u mposht nga Partizani.
Kuqeblutë kërkojnë të rikthehen te fitorja për të synuar kreun, ndërsa Skënderbeut i duhen pikë për mbijetesën.
LIVE
VLLAZNIA 1-2 SKËNDERBEU
49′ Qato – 10′, 82′ Nasr
NGJARJET KRYESORE
88′ Largohet Bajrami dhe Mala, aktivizohen Kahrimanoviç dhe Delaj.
82′ GOOOL! Vllaznia 1-2 Skënderbeu/ Skënderbeu konkretizon me gol kundërsulmin. Nasr nuk fal me portën bosh. (VIDEO)
81′ Alia ndal Salën. Pranë golit lojtari i Vllaznisë.
80′ Stojanoviç tenton me kokë. Portieri Alia kontrollon pa problem pasi topi nuk ka forcën e duhur. (VIDEO)
79′ Estrela kroson, ndërsa Shaqe godet me kokë. Pozicion i parregullt për Skënderbeun. (VIDEO)
78′ Eslit Sala është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë te Vllaznia.
77′ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
73′ Nikaj i lë vendin Proscniskit te Skënderbeu.
71′ Potente e djathta e Balajt. Sfera e gjuajtur nga jashtë zone nuk gjen portën. (VIDEO)
69′ Qato i jep golin Mensah, teksa Krymi largohet për Salën te Vllaznia.
60′ Skënderbeu ndalet nga shtylla. Me fat Vllaznia. Minuta të zjarrta në “Loro Boriçi”. (VIDEO)
58′ Rast i rrezikshëm për Vllazninë, që fiton penallti në fundin e aksionit. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

58′ Stojanoviç ndal goditjen e Bismark. Miqtë tentojnë të rikthehen te barazimi.
57′ Bismark lëvviz bukur në zonë. Goditja e tij në fund devijohet në këndore. (VIDEO)
49′ GOOOL! Vllaznia 1-1 Skënderbeu/ Qato vendos baraspeshën. Estrela gabon në prapavijën e Skënderbeut, teksa Qato përfiton dhe lëshon një goditje që nuk mund të pritet nga Alia. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Vendin e Jagos e merr Gruda.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Skënderbeun.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
43′ Skënderbeu nuk tërhiqet në këto minuta. Sfidë me ritëm në “Loro Boriçi”.
38′ Tjetër rast për miqtë. Gabon Nikaj në fund dhe sfera përfundon jashtë. (VIDEO)
34′ Jago shpëton Vllazninë nga goli i dytë. Devijon goditjen e Nasr, i cili kërkoi të bënte sërish gjithçka vetë për golin. (VIDEO)
27′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë nga Vllaznia, pas faullit ndaj Bismark.
24′ Vllaznia shton sulmet në kërkim të barazimit. Skënderbeu reziston.
18′ Balaj flirton me golin e barazimit. Goditja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)
10′ GOOOL! Vllaznia 0-1 Skënderbeu/ Nasr kalon në avantazh Skënderbeun. Sulmuesi i korçarëve bën gjithçka vetë. (VIDEO)
4′ Alia ndal Balajn. Vllaznia gjen mjaft hapësira në mbrojtjen e miqve. (VIDEO)
2′ Alia i mohon golin Malës, që në fillimin e sfidës. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Shkodër.