Vllaznia pret në orën 20:00 Teutën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.

Shkodranët nuk kanë humbur asnjë ndeshje këtë sezon teksa kanë grumbulluar 9 pikë të plota. Ata do të kërkojnë të njëjtën gjë edhe sot në “Loro Boriçi”.

Trajnerët Brdariç dhe Hodo kanë publikuar formacionet zyrtare.

LIVE

VLLAZNIA 0-0 TEUTA

NGJARJET KRYESORE

45+3′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0. 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Boçi nuk shfrytëzon si duhet hapësirat e krijuara. Mbrojtja e Vllaznisë largon topin nga mesfusha e saj.

38′ Boçi nga Teuta ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ Te Vllaznia pretendojnë për penallti pas rrëzimit të Mensah. Gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)

29’ Qato merr vendin e Bajramit te Vllaznia.

28’ Teuta shfaqet rrezikshëm për herë të parë te zona e Vllaznisë. Ishte Toma që nuk mbërriti topin e harkuar. Shkëndija nga Teuta. (VIDEO)

27′ Melos Bajrami largohet i dëmtuar te Vllaznia.

24′ Dodaj nuk ia del me portën bosh. Më parë ishte Mensah në pozicion jashtë loje, gjë që sinjalizohet pas përfundimit të aksionit. (VIDEO)

14′ Krosim i ulët nga Gurishta. Te Teuta tregohen të vëmendshëm dhe largojnë rrezikun.

13’ Vllaznia provon të qarkullojë topin. Teuta qëndron e tërhequr në mesfushën e saj.

11′ Vazhdojnë ndërhyrjet, por mungojnë kartonat nga gjyqtari Ferataj.

6′ Minuta të luftuara ato të parat, që përqëndrohen në mesfushë.

1′ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.