The Sun raporton një lajm të pabesueshëm. Sipas saj, Liverpool po planifikon të sakrifikojë senegalezin Sadio Mane për të blerë një lojtar tjetër.
Real Madrid e ka kërkuar me ngulm këmbëshpejtin Mane dhe Liverpool do të reagojë duke blerë një super yll të futbollit. Klubi anglez ka gati 250 milionë euro për Kylian Mbappe.
Mane pritet t’i sjellë Liverpool-it rreth 150 milionë euro dhe për të blerë francezin e PSG-së duhen edhe rreth 100 mln euro të tjera. Klopp po e pret me padurim këtë super operacion.
Megjithate gjithçka eshte ne kuadrin e thashethemeve te merkatos dhe ende nuk ka asgje te sigurte se çfare do te ndodhe me ekipet dhe levizjet e lojtareve ne veren e ardhshme.