Metro-ja britanike njofton se ekipet e Wenger dhe Klopp janë vënë që të dyja pas të njëjtit objektiv, gjë që nënkupton betejë në transferime.
Bëhet fjalë për portierin e talentuar, Jan Oblak.Përpos dy ekipeve të përmendura më sipër, ky raport shkruan se edhe PSG-ja është e përfshirë, porse akoma qëndron në “standing-by”, pra, vetëm duke vëzhguar.
Jan Oblak ka kontratë me madrilenët deri në 2021, me një kontratë lirimi prej 95 milionë eurosh, gjë që do e bënte padyshim, portierin më të shtrenjtë në histori.