Liverpool ka fitur me rezulatin 0-2 ndaj Manchester City, në supersfdiën e javës në Premier League, që u luajt në “Etihad”. Një dominim i plotë i të kuqve nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, duke mos e diskutuar fitoren në asnjë moment.
Në minutën e 14-të, Mac Allister ekzekuton shkurt goditjen e këndit, Szoboszlai pason për Salah brenda zonës, egjiptiani nuk ka si të gaboi një pozicion i tillë, i ndihmuar dhe nga devijimi i mbrojtësve të City-t, topi përfundon në rrjetë.
Goli i dytë u shënua në minutën e 37-të, këtë herë ishte radha e Mohamed Salah për të asistuar për Szoboszlai, hungarezi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur. SHIKO GOLAT
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Liverpool rrit diferencën në 11 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Arsenal. City mbetet në vendin e katërt me 44 pikë, njësoj sa Newcastle i vendit të pestë.