Liverpool dëshiron të bëjë një goditje të dyfishtë në RB Leipzig duke marrur sulmuesin gjerman Timo Werner në fund të sezonit.

Jurgen Klopp tashmë do të rrëmbejë mesfushorin Naby Keita nga klubi në verë – por tani do të dyfishojë përpjekjet e tij për sulmuesin 22-vjeçar, raporton Independent.

Manchester United gjithashtu ka regjistruar një interesim në sulmuesin – i cili më parë tha se preferon një lëvizje në Old Trafford, transmeton “Transferimet”.

Por kjo nuk do të largojë Klopp, i cili e sheh Werner partner ideal për Mo Salah dhe Sadio Mane.

Sulmuesi ka shënuar 31 gola në 55 ndeshje që prej mbërritjes nga VfB Stuttgart.