Liverpool do të luftojë me Barcelonën për shërbimet e talentit të Lyon, Houssem Aouar, sipas raportimeve të fundit.

Mediumi sportiv Goal raporton se Liverpool do të dërgojë një ofertë zyrtare për Aouar.

Por, në betejë do të përfshihet edhe Barcelona, që besohet se ka shprehur interesim të fortë për 19 vjeçarin.