Liverpool ka kompletuar blerjen e Xherdan Shaqirit nga Stoke për 14.7 milionë euro.

Lojtari i kombëtares zvicerane ka nënshkruar një kontratë afatgjatë pasi ka zhvilluar vizitat mjekësore ditën e premte.

Shaqiri ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtari i Liverpool për “Liverpoolfc,com”: “Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Është një klub i madh me lojtarë dhe trajner fantastik. Si lojtar, do të luash gjithmonë në kompeticione të rëndësishme”.

“Doja të vija këtu para disa vitesh, por nuk ndodhi. Jam me të vërtetë i lumtur që kam ardhur më në fund. dua të luaj me më të mirët dhe të fitoj tituj”, ka thënë Shaqiri.

Lojtari zviceran me origjinë shqiptare ka qenë protagonist në Botëror, veçanërisht në ndeshjen me Serbinë, në të cilën realizoi golin e fitores 2-1 dhe festoi me gjestin e shqiponjës.