Liverpooli ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-0, duke i vënë mbretërit në një pozitë të vështirë në Ligën e Kampionëve. Reds ishin shumë më të rrezikshëm në pjesën e parë duke iu ofruar golit në disa raste. Darwin Nunez kishte disa raste shënimi, ndërsa në një rast topi iu lagua nga vija. Në anën tjetër, Real Madridit tentoi me Kylian Mbappen dhe Arda Gulerin, por as mbretërit nuk shënuan.
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të zjarrtë, me Reds që gjetën golin e epërsisë, kur Conor Bredley asistoi te Alexis Mac Allister që shënoi për 1-0.
Gol që çmendi Anfieldin pas një dominimi nga Liverpooli. Pas shtatë minutash, Real Madridi ka mundur të barazojë rezultatin ku fitoi penallti. Nga pika e bardhë gjuajti Kylian Mbappe, por gjuajtjen e tij e priti portieri Caoimhin Kelleher.
Në minutën e 70-të, Liverpooli fitoi penallti, por edhe lojtari më i mirë i tyre, Mohamed Salah nuk ia arriti të shënojë, duke gjuajtur jashtë. Livepooli hipotekoi fitoren në minutën e 77-të, kur Coady Gakpo shënoi nga afër për 2-0.
Pjesa e mbetur e lojës nuk është se solli shumë emocione, me Liverpoolin që mori fitoren e pestë nga po aq ndeshje dhe me seri perfekte vazhdon në krye. Real Madridi në anën tjetër, ka vetëm 6 pikë dhe mban vendin e 24-të në renditje, duke rrezikuar shumë për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/