Në Angli janë të bindur që Xherdan Shaqiri e mbyll pas një sezoni kapitullin te Liverpooli. Futbollisti shqiptar nuk figuron në planet e ardhshme të trajnerit Jurgen Klopp. Për më tepër media e famshme britanike “Daily Star” zbulon dhe njeriun që do të zërë vendin e ish-futbollistit të Bayern Munich dhe Interit.
Ai është ansësori nigerian i Villarealit Samuel Chukëueze. 20-vjeçarit i ka mjafutar vetëm një sezon në elitën e futbollit spanjoll për të spikatur në Gadishullin Iberik dhe Europa League. Shpejtësia dhe freskia e Chukëuezes kanë lënë përshtypje pozitive te stafi teknik i Liverpoolit.
Por, gjithmonë sipas “Daily Star”, Shaqiri nuk mund të shitet për jo më pak se rreth 23 milionë €.
Edhe pse pati një paraqitje në rritje në pjesën e parë të sezonit, në gjysmën e dytë ripëtëritja e yllit Mohamed Salah ia bëri të pamundur Jurgen Kloppit t’i krijonte hapësira yllit shqiptar të Zvicrës./newsport/