Mbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij, është dëshirë e shumë klubeve evropiane, si Inter, Milan, Manchester United dhe Atletico Madrid dhe jo vetëm. Sipas asaj që raporton tabloidi anglez “The Sun”, skuadra tjetër angleze, Liverpool, është shumë e interesuar për shërbimet e holandezit, i cili ende nuk e ka vazhduar kontratën me skuadrën bardhekaltër, që skadon në qershorin e 2018-ës. Drejtuesit e “The Redds” i kanë ofruar presidentit të Lazios, Claudio Lotito, 40 milionë euro për shërbimet e De Vrij.
Shumë kjo e ngjashme me klauzolën e propozuar nga Lotito në rast nënshkrimi të kontratës së re.
Mbetet të shihe se a do të pranojë Lotito ofertën e Liverpoolit dhe të shesë mbrojtësin kryesor që në janar apo do t’i ofroj holandezit shumë më të madhe për rinovimin e kontratës. Oferta e parë për rinovim ishte 2.5 milionë euro në sezon.