Liverpul ka bërë publike ditën e sotme lojtarët e grumbulluar për botërorin për klube. Pas fitore se djeshme ndaj Everton, tashmë skuadra e Klopp është fokusuar te Botërori për klube.
Sfida e parë e gjysmëfinales do të jetë më 18 dhjetor dhe 21 dhjetor finalja e madhe. Kampionët e Europës shpresojnë ta fitojnë këto trofe që nuk është fituar asnjëherë nga Liverpul, raporton newsport.al.
Dy mungesa të mëdha do të jenë Fabinho dhe mbrojtësi Joel Matip që vuajnë nga dëmtimet dhe nuk janë të gatshëm për këto ndeshje.
Lojtarët e grumbulluar nga Liverpul: Alisson, Virgil van Dijk, Georginio Wijnaldum, Dejan Lovren, James Milner, Naby Keita, Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah, Joe Gomez, Adrian, Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, Adam Lallana, Andy Lonergan, Xherdan Shaqiri, Rhian Brewster, Andy Robertson, Divock Origi, Curtis Jones, Trent Alexander-Arnold, Harvey Elliott, Neco Williams.