Liverpuli duket se nuk do ta ndalet këtë sezon dhe sot ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme. “The Reds” ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në shtëpi kundër Uotford, aty ku vendimtar ishte Muhamed Salah me dy gola të shënuar.
Në minutën e 38, Salah kaloi skuadrën e tij në avantazh ndërkohë që në sekondat e fundit ka arritur të vulosë takimin. Të besuarit e Klop, kanë dominuar plotësisht duke mos e vënë në dyshim fitoren teksa golat i ka kërkuar edhe më herët.
Kjo fitore, e shkëput edhe më shumë Liverpulin në vendin e parë. “The Reds” e sheh veten në kuotën e 49 pikëve me 16 fitore dhe 1 barazim në 17 javët e para.
Ndërkohë, në vendin e dytë gjendet Leisteri me 9 pikë më pak teksa Siti e sheh veten 17 më pak se Liverpuli. /VipSport/
Liverpuli – Uotford 2-0
38’, 90’ Salah