Diten e djeshme Vllaznia ka prezantuar blerjen e saj te pare, brazilianin i cili me pare ka luajtur ne Maqedonine e Veriut. 26 vjeçari eshte mbrojtes i majte dhe ka qene pjese e ekipit Makedonija.
Po si erdhi ai ne Shkoder? I pyetur ne lidhje per kete gje, zevendestrajneri i Vllaznise Bashkim Livoreka, eshte shprehur se nuk kane patur ndonje njohje te madhe per te, por e kane marre si alternative per krahun e majte te mbrojtjes ku kane mangesi lojtaresh.
“Nuk kemi patur shume njohje per kete lojtar dhe nuk e kemi sjelle ne. Thjesht na eshte propozuar si nje mundesi per te forcuar krahun e majte te mbrojtjes. Çfare kemi bere ne? I kemi telefonuar trajnerit qe e ka stervitur kohet e fundit ne Maqedonine e Veriut dhe kemi mesuar prej tij karakteristikat e lojes, pikat e forta e te dobeta te tij.
Ne fund kemi dale ne konkluzionin se ishte nje mundesi e mire per ta patur ne dispozicion per krahun e majte te mbrojtjes. Siç e dini me demtimin serish te Spahise dhe nenshtrimit te nderhyrjes kirurgjikale te tij, kishim mbetur vetem me Hakajn ne kete pozicion.
Prandaj e ofruam futbollistin brazilian ne menyre qe edhe krahu i majte i mbrojtjes te jete i dubluar dhe te mos kemi nevoje te kthejme Malen apo ndonje lojtar tjeter aty siç beme ne ndeshjen e fundit”./SHKODRA-SPORT.COM/