Pragndeshja Vllaznia- Goga Basket, ka bere qe para gazetareve te jete perveç Faslijes edhe basketbollisti tjeter i kuqebluve Erjon Llazani. Ai eshte shprehur i kenaqur me situaten aktuale ne ekip qe ka ndryshuar teresisht pas ardhjes se trajnerit Ivankoviç e kete ai e ka shprehur edhe ne prononcimin e tij:

“Normal qe jemi me te kenaqur keto kohet e fundit ngaqe jemi duke luajtur dhe trajneri na ka besuar. Kush eshte ai lojtar qe nuk deshiron te luaje, te gjithe kete pikesynim kane dhe kur luajne te gjithe, kuptohet qe kjo na ben te ndihemi me mire.

Nuk eshte hera e pare qe luajme sepse kemi shume vite qe merremi me basketboll dhe kemi treguar se çfare dime te bejme, si me Vllaznine, ashtu edhe me ekipet e tjera, keshtu qe nuk eshte diçka e re kjo. Normal qe aktivizimi ne ndeshjet e meparshme me ka munguar por trajneri i ri po me jep minuta dhe them se jam duke e justifikuar me paraqitjet e mia.

Ne lidhje me ndeshjen e neserme ndaj Goga Basket, Llazani eshte shprehur: “Na duhet qe te ndjekim filozofine e lojes se trajnerit. Ndonese ai nuk ka shume kohe qe ka ardhur ne krye te ekipit, por ne na duhet te pershtatemi me ate çfare ai kerkon, normalisht qe kemi per te luajtur shume me mire sesa ndaj Teutes dhe padyshim qe shpresojme tek fitorja kete here.

Thjesht na duhet qe te jemi me te perqendruar ne çdo moment te lojes dhe te mos e pesojme si ndaj Teutes ne fund me disa gabime te vogla qe beme dhe qe na kushtuan”.
www.shkodrasport.com