Ka nisur hedhja e shortit në Nion të Zvicrës, ku 3 skuadrat shqiptare, Partizani, Laçi dhe Vllaznia do të mësojnë kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës.
Sipas shortit, Vllaznia udhëton në Bosnje, sfidon Shiroki Brijeg pas 10 vitesh jashtë Europës. Laçi do të luajë ndaj malazezëve të Podgoricës, me ndeshjen e parë që luhet në Shqipëri.
Ndërkaq, do kemi ndeshje mes dy skuadrave shqiptare, teksa Shkupi është vendosur përballë Llapit. Partizani ka peshkuar moldavët e Sfintul George. Ndërsa do të kemi edhe një derb shqiptarësh, Deçiç-Drita.
Ne pamje te pare kundershtari i Vllaznise eshte i lehte por te mos harrojme se Shiroki Brijeg ka nje buxhet disa here me te madh se klubi shkodran.
Ndeshja e pare do te luhet ne Bosnje me 8 korrik dhe e kthimit nje jave me vone ne Shkoder, me shpresen se do t’i kualifikoje kuqeblute per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.