Matias Lloci mbetet një nga lojtarët më në formë të Teutës dhe me kthimin e tij nga dëmtimi, bregdetarët kanë gjetur një armë më shumë për fundin e sezonit, ku ekipi po mundohet të sigurojë mbijetesën.

“Në këtë moment që jemi, çdo pikë është e rëndësishme. Shpresojmë që në ndeshjen tjetër të marrim fitore se na duhen shumë këto tre pikë.

Në rolin tim, për mendimin tim, është të ndihmoj ekipin sa më shumë në mesfushë, që të rregulloj lojën para, pastaj kur kam mundësi të bëj gol e jap asist për shokun.

Jam i rikuperuar 100%, këtë javë kam bërë stërvitje gjithë javën me ekipin dhe jam mirë. Me Maçollin ndjehem shumë mirë, jemi të dy lojtarë që i pëlqen të luajë me topin dhe shkon shumë mirë.

Profesor Hodo jep qetësi për ekipin, nga eksperienca si lojtar jep shumë këshilla. Edhe ne si skuadër, detyra jonë është të japim gjithçka dhe të rregullojmë këtë situatë ku jemi, se diferenca nuk është shumë, jemi shumë afër. Me dy fitore shkojmë lart dhe me dy barazime apo humbje zbresim poshtë”, tha Lloci për RTSH pas ndeshjes së barazuar me Partizanin.