Azdren Llullaku vazhdon të tregojë formë shumë të mirë në kategorinë e dytë rumune. Ish-sulmuesi i kombëtares ka arritur ditën e sotme të shënojë golin e tretë në ndeshjen e pestë me Konkordian.

32-vjeçari ka ardhur në versionin e tij më të mirë, teksa ditën e sotme ai ka mundur të shënojë në fitoren e skuadrës së tij ditën e sotme ndaj ekipit të Panduri.

Llullaku ka gjetur golin e parë për Konkordian në minutën e 30, duke i hapur rrugën e triumfit me shifrat 4-0 skuadrës së tij. Me këtë fitore Konkordia renditet në vendin e dytë në Ligën e Dytë rumune me 8 pikë pas katër ndeshjesh.

Para se Llullaku të firmoste me Konkordian, ishte në bisedime të avancuara me Kukësin, por në fund verilindorët nuk arritën ta bindin sulmuesin dhe me siguri ndiejnë mjaft keqardhje për atë dështim në tratativa kur shohon Llullakun të shënojë rregullisht. /vipsport.al/