Eshte mbyllur ne barazim pa gola pjesa e pare e ndeshjes nes mes Vllaznise dhe Kastriotit, ndeshje qe eshte duke u luajtur aktualisht ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nje 45 minutesh i shoqeruar nga nje loje e tensionuar por nuk kane munguar edhe rastet ne portat respektive teksa ne 15 minutat e fundit edhe Kastrioti ka kerkuar te ngacmoje Zogoviç.

16′ Fantastik Isli Hidi. Gardiani i Kastriotit, neautralizon mjaft mirë gjuajtjen e Imerit brenda zonës, duke larguar topin në këndore.

21′ Tjetër mundësi e artë për Vllazninë, Dilaver devijon një harkim të Ardit Hoxhajt nga e majta, por nuk arrin ta çojë topin në rrjetë. Vendimtare ndërhyrja e Hidit me këmbë.

30′ Kundërpërgjigjet Kastrioti me Rezin, i cili lëshon një predhë pas kombinimit me Nuriun, por gjuajtja e tij devijohet nga portieri Zogoviç në këndore.

31′ E rrezikshme edhe njëherë tjetër skuadra e Kastriotit, me Moraesh që provon nga distanca, gjuajtja e tij devijohet nga grumbulli i lojtarëve brenda zonës, teksa kontrollohet nga Zogoviç.

VLLAZNIA- KASTRIOTI 0-0

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Zhivanaj, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraes, Prodani, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu.