Lojërat Olimpike janë eventi më i rëndësishëm sportiv në botë, aty ku çdo sportist garon për një medalje, që është kurorëzimi i një pune 4-vjeçare.
Ndaj, shumë shtete ofrojnë shumë të mëdha financiare për të motivuar sportistët e tyre, ndërsa në disa vende shpërblimi financiar nuk parashikohet aspak.
Shteti që ka shpërblimin më të lartë financiar për një medalje të arta në Olimpiadën që po zhvillohet në Korenë e Jugut është Italia.
Ajo paguan 150 mijë euro për një medalje, që së bashku me Australinë, që e shpërblen një të artë alimpike me 112 mijë euro, janë të vetmet që kalojnë kuotën e 100 mijë eurove.
Në vendin e tretë renditet Franca me 50 mijë euro e më pas Amerika, Kina e Gjermania.
Por ka edhe shtete ku sportet dimërore janë një traditë, si Suedia, Norvegjia apo Finlanda, që nuk japin asnjë shpërblim financiar për medaljet, por ofrojnë mënyra të tjera shpërblimi për sportistët.
Në këtë Olimpiadë, një medalje e artë peshon 586 gramë, ajo e argjendtë 580, ndërsa medalja e bronzit peshon 493 gramë.
Shtetet që paguajnë më shumë për një medalje:
1 – Italia,150 mijë euro
2 – Australia, 112 mijë euro
3 – Franca, 50 mijë euro
4 – Amerika, 30 mijë euro
5 – Kina, 28 mijë euro
6 – Gjermania, 20 mijë euro