Luiza Gega nisi sot rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Atletja më e kualifikuar shqiptare nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale në garën 3000 metra me pengesa.

Rekordmenja shqiptare u rendit e nënta duke humbur kështu me vetëm 1 vend mundësinë për të qenë në finale.

Luiza Gega e nis garën me ritëm të shkëlqyeshëm duke u renditur në vendet e para. Por, me kalimin e kohës situata u vështirësua shumë për të dhe pas 4 minutash zbriti në pozitat e fundit.

Me një postim në faqen e saj zyrtare, Gega reagon për eliminimin ku zbulon se ka vuajtur nga një sëmundje gjatë fazës përgatitore.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem. E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”. Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume. Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qebesoi tel une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.