Përfaqësuesja shqiptare U17 do të jetë pjesëmarrëse në aktivitetin e kësaj grupmoshe që zhvillohet në itali në javët e ardhshme, “Torneo delle Nazioni”.

Ky aktivitet do të jetë një mundësi e mirë që trajneri Ervin Bulku të shohë në veprim lojtarët të cilët ka testuar gjatë kësaj periudhe, por edhe emra të cilët synojnë të bëhen shpejt pjesë e grupit kuqezi.

Më datat 23-28 qershor, Shqipëria do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut, Slloveninë dhe Rusinë në Venecia, ndërsa spektatore të kuqezinjve do të jenë edhe trajneri i përfaqesueses shqiptare, Edi Reja, si dhe drejtori teknik Xhankarlo Kamoleze.

Në listën me 20 lojtarë, ka emra nga klube të huaja, duke filluar nga Interi në Itali, për të vazhduar me akademitë në Nju Jork. Gjithsesi, ka edhe përfaqësues nga futbolli shqiptar me lojtarët e spikatur të përzgjedhur nga klubet dhe akademitë kryesore në vendin tonë që furnizojnë vazhdimisht ekipet e moshave kuqezi. /vipsport/