Vllaznia i ka bere mbylljen e duhur vitit 2023 me tre fitore rradhazi duke rikuperuar kesisoj jo pak pike dhe tashme e sheh veten ne vendin katert te renditjes, me pike te barabarta me vendin e trete qe mbahet nga Tirana.

Futbollistet jane lene pushim pak dite dhe si rrjedhoje disa prej tyre e kane shfrytezuar kete gje per te levizur edhe jashte vendit, por do te mblidhen shpejt sepse ekipi do te rinise stervitjen dhe pergatitjet per gjysmen e dyte te sezonit.

Por nga ana tjeter, drejtuesit nuk jane pushim sepse per ta tashme vjen periudha me e veshtire: Ajo e rikompozimit te skuadres. Pas largimeve te Cheshmedjiev, Dodev e Dragoshit, siç kemi bere te ditur pritet te zyrtarizohet edhe largimi i mbrojtesit te majte Asani dhe mbase edhe e ndonje lojtari tjeter.

Largimet e ketyre futbollisteve pritet te zevendesohen me te tjere dhe per kete arsye drejtori Osmani sebashku me stafin teknik dhe me presidentin Xhaferi po mundohen te tregohen shume te kujdesshem ne menyre qe te mos behen serish gabimet e veres.

Objektivi paraprak i skuadres do te jete mbajtja e katershes se pare dhe pastaj fokusimi i te gjitha pastaj tek “Final Four”, ku pse jo do te tentohet edhe fitimi i titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/