Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët shqiptarë që shpërthyen në Kroaci, edhe pse kualitetin e kishte treguar me Lacin dy vite më parë, e tashmë do të testojë veten në një kampionat të ri, pas zyrtarizimit të sulmuesit beratas tek Ferencvaros në Hungari.
Talenti shqiptar është larguar nga Lokomotiva e Zagrebit, për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, me 300 mijë euro në sezon.
Uzuni ka mbërritur në Hungari dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri, edhe pse duhet më parë të mbyllë kampionatin me kroatët, për tu transferuar në klubin e Budapestit vetëm në shtator.
Rrugë e gjatë e bërë nga Uzuni, që u rrit në moshat e Tomorrit, skuadrës së vendlindjes, e meqë ndodhemi në Berat, menaxheri i sulmuesit shqiptar, Franci Bode, ka treguar një foto të Myrto Uzuni ku shumë vite më parë ka luajtur në baltë.