Finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit solli edhe pushimet në kampin e Vllaznisë, teksa futbollistët janë larguar pranë familjeve të tyre dhe presin datën 10-qershor, atëherë kur do të rinisë sërish grumbullimi, me në krye trajnerin Mirel Josa.
Shumë prej tyre kanë marrë pushimet, por nuk e dinë ende nëse do të rikthehen si pjesë e Vllaznisë apo do ta vijojnë aventurën diku tjetër.
Futbollistët e huaj të afruar gjatë merkatos vitin e kaluar, mund të thuhet se janë të gjithë me “valixhe në dorë”, edhe pse ndonjë prej tyre ka edhe një vit kontratë me klubin.
Kështu, do të jetë trajneri Mirel Josa së bashku me stafin, ata që do të bëjnë përzgjedhjen e atyre që janë pjesë e projektit ose jo këtë sezon, duke nisur nga ndeshjet e Kupave të Europës.
Maringlen ZHIVANI