Mario Mitaj do të jetë pjesë e Kombëtares në muajin tetor. Këtë lajm e ka zyrtarizuar klubi i AEK-ut, që konfirmon se i ka mbërritur një ftesë nga Shqipëria duke kërkuar grumbullimin për ndeshjet e ardhshme.
Mitaj do të jetë i gatshëm edhe për ekipin e Shpresave nëse do të duhej ndihma e tij. Shqiptari me origjine nga Vermoshi, i lindur në Greqi luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe momentalisht është vetëm 18 vjeç.
Mitaj ka qenë rregullisht pjesë e moshave kuqezi U-17 dhe U-21 ku numëron 13 ndeshje dhe është grumbulluar për herë të parë nga ekipi i parë kombëtar në muajin mars
Me atë rast ai edhe ka debutuar për pak minuta në fitoren 0-2 ndaj San Marinos. Konsiderohet nje lojtare me shume te ardhme dhe per kete arsye, eshte gjithnje ne vemendjen e stafit te Rejas ndonese eshte vetem 18 vjeç./SHKODRA-SPORT.COM/