Ekipet kombëtare vazhdojnë përgatitjet në prag të nisjes së sezonit të ri. Kombëtarja U-16 dhe Kombëtarja U-15 kanë zhvilluar një miqësore në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz, që përfundoi me fitoren 2-0 të 16-vjeçarëve.
Ne kombetaren U15 per kete grumbullim dhe kete ndeshje kane qene te ftuar dy futbolliste shkodrane pjestare te Akademise Vllaznia, pikerisht Erigestino Pepnikaj dhe Juli Gurraj. I pari ne fakt eshte paraqitur por nuk ka luajtur per shkak te nje demtimi qe eshte duke kaluar.
Ndersa i dyti- Gurraj, ka qene titullar ne formacionin e pare te kombetares U15 dhe ka bere nje paraqitje pergjithesisht te mire dhe trajneri Armand Dama ka mbetur i kenaqur me te. Ai luane ne rolin e qendermbrojtesit.
Ne fakt, futbollistet e Vllaznise nuk kane munguar asnjehere ne ekipet kombetare te moshave dhe tashme eshte rradha e Gurrajt dhe e Pepnikajt per ta bere kete gje me kete grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/