Polemika të mëdha rreth Duglas Luiz pas humbjes së rëndë 4-0 në shtëpi ndaj Atalantës.

Edhe pse braziliani nuk ishte pjesë e ndeshjes për shkak të një dëmtimi muskulor, ka përfunduar në qendër të kritikave në rrjetet sociale për shkak të disa fotografive të supozuara, që e tregojnë atë në një diskotekë të njohur në Torino menjëherë pas humbjes kundër bergamaskëve.

Në ditën e pushimit që Tiago Mota i dha ekipit pas humbjes, Duglas Luiz është fotografuar rreth orës 1:30 të natës në diskotekë.

Nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me praninë e tij në lokal, por vetëm lajmi i publikuar ka mjaftuar për të zemëruar tifozët bardhezi, të cilët në rrjetet sociale kanë filluar ta kritikojnë për profesionalizmin e tij në një periudhë kaq të vështirë për klubin dhe gjatë procesit të rikuperimit nga dëmtimi.