I aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen e datës 18 gusht kundër Rubin Kazan, në minutën e 48’, futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë që luan në Superligën e Rusisë me skuadrën e Akhmat Grozni, Odise Roshi ka dalë nga fusha e lojës vetëm 30 minuta më vonë.
Kjo pasi në të 77’ ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, që pas testeve dhe verifikimeve mjekësore, rezultoi të jetë një këputje e kroçiatit të gjurit.
Pikërishit sot, tre ditë pas atij dëmtimi të rëndë, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë ka mësuar se pas sa kohësh do të mund të rikthehet në fushat e blerta, pas ndërhyrjeve të domosdoshme për riparimin e ligamentit kryesor të gjurit.
I dëmtuar më datë 18 gusht, rikthimi i Roshit në fushë parashikohet për datën 4 shkurt të vitit të ardhshëm.
Një mungesë prej gati 6 muajsh, që konfirmohet nga portali ekspert për transferimin dhe statistikat e futbollistëve, “transfermarkt”.