Kapiteni i Apolonisë, Eljon Sota, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta se lojtari është kontrolluar së fundmi duke qenë se do të grumbullohet me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Sot ka ardhur përgjigjia nga autoritetet shëndetësore dhe menjëherë lojtari fierak është karantinuar. Kjo situatë ka shqetësuar klubin e Apolonisë, që menjëherë ka pezulluar stërvitjen dhe gjithashtu ka anuluar miqësoren e programuar ndaj Kastriotit.
Tashmë pritet që të testohen në orët në vijim edhe kontaktet që Sota ka pasur, por nuk përjashtohet mundësia e kontrollit të të gjithë skuadrës fierake.