Kartoni i kuq i futbollistit të Lacios Patriç në ndeshjen kundër Leçes tregon ironikisht gjendjen e vështirë psikologjike të ekipit roman.

Në sfidën e humbur me verdhekuqtë, mbrojtësi spanjoll i Lacios kafshon në krah lojtarin Donati të Leçes në minutën e 90’+3. Për arbitrin nuk kishte asnjë dyshim dhe akordoi direkt kartonin e kuq.

Por, 26-vjeçari duket se nuk do të shpëtojë me kaq pasi rrezikon të penalizohet rëndë nga federata italiane.

Veprimi i tij të kujton reagimin e Luis Suarezit ndaj Branislav Ivanoviçit (ndeshja Liverpul-Çelsi 2013) dhe ndaj Xhorxho Kielinit (ndeshja Itali-Uruguaj 0-1, Kupa e Botës 2014).