Futbollisti në pronësi të Real Madrid por që tashmë është i huazuar te Milani, Teo Hernandez ka bërë disa hapa prapa në njërin prej vendimeve të së kaluarës. Mbrojtësi është i lindur në Francë, por është rritur si lojtar në Spanjë.

Kështu, Teo shpresonte që në të ardhmen të përfaqësonte “Furinë e Kuqe”. Madje ishte i bindur për këtë teksa refuzoi të shkonte në Botërorin U20 me Francën. Mirëpo, duket se është penduar dhe ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë vendlindjen.

“ Vendimi im është të luaj me Francën. Ajo çfarë ka ndodhur në të kaluarën ka qenë një gabim në rininë time. Nëse Deshamp më thërret, do të jem gati”, u shpreh Teo.

Kështu, nëse trajneri i Francës e grumbullon, atëherë Teo do të ketë mundësinë të luaj së bashku me vëllain e tij më të madh, Lukas Hernandez. /VipSport/