Esin Hakaj ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes së sotme dhe trepikëshit të marrë nga Teuta përballë Kamzës.
Lojtari, i cili dha asistin për golin e Latif, u shpreh për “SuperSport” se ishte shumë i gëzuar se më në fund u thye “heshtja” para portës dhe se tani luante përkrah lojtarëve që i jepnin një dorë më shumë.
“Më në fund doli edhe Latif te goli i tij. Morëm tre pikë që ia vlente dhe kjo ka rëndësi Të kënaqur jemi se dolëm me në fund te ndeshja e tretë me fitore dhe besoj se e kemi merituar më shumë.
Futbolli kështu është, e mira është që nuk kemi pësuar shumë dhe tani do të shënojmë dhe shpresojmë ta bëjmë më shumë.
Ka diferencë me Osmanin e Bicin në fushë e ka tre ndeshje që nuk pësojmë gol, janë me eksperiencë dhe na ndihmojnë, edhe Isli është forcë shumë e madhe”, tha mbrojtësi i Teutës.