Olberkis është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën e Kupës mes Elbasanit dhe Vllaznisë. I huaj i verdhebluve u shpreh i kënaqur për trofeun. Madje, lituanezi veçse krahasimit të ligës së vendit të tij dhe Superiores. ka vënë pikat mbi “i “. Për të, Elbasani me çfarë tregojë në fushë do të kualifikohet.

“Ky trofe është kënaqësi që ta kesh. Nuk morëm rezultatim që meritonim. Të gjithë ishim gati. Çdo lojtar i Elbasanit e meriton këtë trofe. Opsioni është të fitojmë ndeshjen tjetër e të kualifikohemi.

Më kanë pritur mirë në klub. Kam filluar të luajë më shumë. Falenderoj tifozët, shokët e ekipit, presidencën.

Nëse fokusohemi dhe bëjmë një analizë, nga ajo çfarë kam parë mund të kalojmë Vllazninë. Duhet të bëjmë 100 përqind.

Liga lituaneze është ndryshe. Unë isha me pushime, të tjerët ishin në lojë. Duhet të përgatitem nga ana fizike. Do ta bëj pasi nuk është problem me mua”, u shpreh Olberkis.