Enea Mihaj priste që tetori të ishte muaji i tij, kur të tregonte se e meritonte me të vërtetë në ftesë në Kombëtaren A të Shqipërisë dhe nuk ishte grumbulluar nga Panuçi vetëm “për t’u djegur”. Por mbrojtësin e kanë ndjekur këto ditë vetëm lajmet e këqija.
Futbollisti u dëmtua në fillimin e ndeshjes ndaj Jordanisë dhe pas vizitave më të hollësishme, zbuloi se kishte pësuar një dëmtim serioz që do ta linte jashtë fushave të lojës për të paktën 2 muaj.
Lojtari udhëtoi drejt Greqisë, ku mjekët e Pentolikos e nënshtruan ndaj disa vizitave të tjera, ku i bënë të qartë futbollistit se do ta kishte të pamundur të evitonte ndërhyrjen kirurgjikale.
Fillimisht mendohej se Mihaj do të rikuperonte gjithçka me një terapi të thjeshtë riaftësimi. Por më pas mjekët i bënë të qartë se kështu koha e riaftësimit do të ishte 3 muaj, ndërsa nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale, ekzistonte mundësia e riaftësimit një muaj më shpejt.
Ndaj sot Mihaj i është nënshtruar kësaj ndërhyrje në Athinë, me shpresën që të kthehet në fushë në pjesën e dytë të dhjetorit dhe jo në fundin janarit siç ishte parashikuar fillimisht.
Kështu, lojtari nuk do të humbasë as fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit, ku shpreson të jetë protagonist me Panetolikos e pse jo, edhe me fanellën kuqezi./vipsport/