Amir Abrashi do të kishte qenë padyshim një titullar fiks në radhët e kombëtares shqiptare të futbollit që nga momenti kur debutoi me kuqezinjtë 5 vite më parë. Por karriera e tij me kombëtaren ka qenë shumë e limituar për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që ka pësuar ai gjatë karrierës së tij në vitet e fundit.

Në miqësoren e të shtunës kundër amatorëve të FC Dormbin me skuadrën e Frajburg, Abrashi u detyrua të linte fushën e lojës që në minutën e 50, për shkak të një dëmtimi. Klubi nuk ka bërë të ditur ende se sa do të mungojë lojtari, por ai do kryejë disa teste për të kuptuar shkallën e këtij shqetësimi muskulor.

Klubi i Frajburg po planifikon të shesë mesfushorin Koh, ndaj Abrashi do të ishte alternativë e parë për t’u kthyer përsëri titullar në radhët e kësaj skuadre në sezonin e ri.

Si rrjedhojë, dëmtimi është fatkeqësi e dyfishtë për Abrashin, i cili kështu humb një tjetër mundësi për të qenë titullar në radhët e skuadrës së Bundesligës. /vipsport/