Vllaznia do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme të hënën në Kukës por përveç probleme që ajo ka me disa lojtarë të dëmtuar, edhe kundërshtari duket se ka probleme.
Një nga futbollistët e saj më të mirë, pikërisht sulmuesi shkodran Sindrit Guri është ndëshkuar ditën e djeshme me karton të verdhë në Gjirokastër dhe për rrjedhojë ka plotësuar numrin katër të tyre.
Në këtë mënyrë nuk do të mundet të luajë ndaj ish- skuadrës së tij sepse është i skualifikuar.
Ky padyshim që është një plus i madh për Vllazninë sepse ai po kalon një moment shumë të mirë aktualisht tek skuadra kukësiane.
Edhe me largimin e Bakajt, sulmi i kampionëve në fuqi padyshim që tashmë ka një boshllëk shumë të madh në sulm dhe kjo duhet shfrytëzuar në maksimum nga Vllaznia në takimin e së hënës.
© shkodrasport.com