Barcelona ka pasur probleme serioze në Champions League në vitet e fundit, me eliminime të dhimbshme dhe të turpshme.barcaQë në sezonin e kaluar me Ksavin, klubi dhe shenja pozitive, ndërkohë që situata duket se ka ndryshuar rrënjësisht me ardhjen e Hansi Flikut në krye.
Është e vërtetë që katalanasit humbën ndeshjen e parë kundër Monakos në Europë, por ishte një ndeshje e veçantë, që u kushtëzua jo pak nga përjashtimi me karton të kuq që në fillimin e takimit nga Erik Garsia (10’). Humbja në principatë ishte e vetmja deri më tani Barcelonën, sepse fill pas saj kanë ardhur katër fitore radhazi, që e kanë katapultuar atë mes tetë më të mirave në Champions, që do t’i garantonte një vend në fazën tjetër të kompeticionit.
Në fakt, Barcelona ka qenë më shumë se një skuadër, ka një qenë një makinë golash. Të martën ka ardhur një tjetër fitore e pastër me gola. Katalanasit mundën me lehtësi të admirueshme Brestin që tregoi se është shumë larg të qenit një ekip që mund të konkurrojë me të mëdhenjtë e Evropës, pavarësisht 10 pikëve të grumbulluara deri më tani. Nuk ishte Barcelona më e mirë e sezoni e megjithatë ajo arriti të shënonte tre gola dhe për të vazhduar serinë.
Barcelona ka fituar katër ndeshjet e fundit me tre ose më shumë gola, diçka që vetëm 4 skuadra kanë arritur ta bëjnë këtë në historinë e këtij kompeticioni: PSG-ja në vitin 2017 (5), Bajerni i Mynihut në vitet 2020 dhe 2021 (4), Lids Junajtid në vitin 1969 (4) dhe Bresti në vitin 1958 (4).
NJË ÇIFT I FRIKSHËM – Një fakt që vërteton paraqitjen e mirë të Barcelonës është rendimenti i shkëlqyer i Levandovskit dhe Rafinjës. Polaku po kalon një sezon spektakolar. Me dy golat e tij të martën ai tashmë ka 101 në këtë kompeticion . Ai është lojtari i tretë që ka kaluar njëqind gola, diçka që para e tij e kanë bërë vetëm dy “përbindësha”, Kristiano Ronaldo dhe Mesi.
REKORDMENI LEVA – 36-vjeçari ka shtatë gola këtë sezon në Evropë dhe është një nga golashënuesit më të mirë të kompeticionit. Diçka që i bashkohet ecurisë së njëjtë në La Liga ku ka shënuar 15 gola. Të gjitha skuadrat e mëdha kanë nevojë për një sulmues të madh për të shënuar gola dhe Barcelona e ka atë te polaku.
FAKTORI “RAFINJA” – Leva nuk është vetëm. Rafinja gjithashtu po kalon një vit të shkëlqyer dhe është bërë plotësuesi i madh i Levandovskit në fushë. Braziliani ka shënuar pesë gola në Champions, duke përfshirë një tregolësh kundër Bajernit. Dyshja që po krijojnë këta dy lojtarë është çelësi i serisë së mirë të skuadrës. Sfida e radhës e Barcelonës për të shtuar rekordin e saj është Dortmundi ish-shtëpia e Levandovskit.