Ka kohe qe flitet por ende nuk eshte bere realitet transferimi i tij jashte vendit. E kemi fjalen per futbollistin 18 vjeçar shkodran Marçelino Preka qe luan me ekipin e Bylisit.
E fundit ka qene nje oferte e ardhur nga Kroacia per te. Pikerisht nga Lokomotiva e Zagrebit e cila mesohet se ka ofruar nje shume prej 100 mije eurosh per kartonin e tij.
Ka qene vete presidenti i Bylisit, klubit qe zoteron kartonin e tij, Besnik Kapllanaj ai qe e ka zbuluar nje gje te tille teksa ne emisionin “E hena sportive” eshte shprehur:
“Ka patur një ofertë nga jashtë për Prekën, 100 mijë euro dhe 10% të kartonit, nga Lokomotiva e Zagrebit. Beji ka patur më shumë oferta nga të gjithë, por nuk kanë qënë bindëse”./SHKODRA-SPORT.COM/