Paraqitjet pozitive në fushën e blertë kanë bindur drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit për të vijuar bashkëpunimin me treshen e futbollistëve shqiptarë, koplikasin Enis Çokaj si dhe me Jon Mersinaj e Indrit Tuci.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, skuadra kryeqytetase konfirmon akordin me futbollistët kuqezi deri në vitin 2024. Të tre lojtarët u përshtatën shumë mirë me skuadrën e parë dhe tashmë janë një pjesë e rëndësishme e Lokomotivës së Zagrebit.
Edhe pse në një moshë të re, Tuci ka marrë minutat e kërkuara tek ekipi që mban aktualisht vendin e pestë në klasifikim, duke shënuar dy gola. Ndërkaq, ish- dyshja e Laçit, Mersinaj dhe Çokaj kanë dhuruar paraqitje pozitive në prapavijë dhe në mesin e fushës.
Ky besim i drejtuesve të Lokomotivës pritet t’i japë një dorë në karrierën e tyre, me Çokaj e Mersinaj që janë bërë tashmë pjesë e kombëtares U-21, ndërsa Tuci shpreson thirrjen e parë nga kuqezinjtë.