Humbja me Besëlidhjen nuk është pritur mirë nga drejtuesit pukjanë. Tërbuni e ka analizuar këtë disfatë, ku trajneri Bardhi dhe drejtori Pjetri u kanë kërkuar lojtarëve të jenë shumë të kujdesshëm në vazhdim dhe të merren pikët e mundshme.

Nigeriani 20-vjeçar, Emanuel Lounge, ka spikatur te Tërbuni ku shënuar edhe 2 gola. Për “Panorama Sport” ai u shpreh: “Jam i kënaqur që jam pjesë e Tërbunit. Shpresoj shumë që në vazhdim të arrijmë te rezultatet pozitive.

U bëra pjesë e skuadrës këtë sezon dhe dëshiroj ta shoh ekipin aty ku e meriton dhe ku e dëshiron tifozëria pukjane. E ndjej si detyrim të jap më të mirën në çdo ndeshje dhe të shënoj sa më shumë gola, gjithnjë me ndihmën e shokëve.

Kam besim se me pak vëmendje do të marrim rezultate pozitive dhe të arrijmë ta rikthejmë këtë ekip në Kategorinë e Parë. Ndeshjen me Besëlidhjen duhet ta lënë pas krahëve dhe tani të shohim përpara”