Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Vllaznisë teksa verilindorët mbeten në të njëjtën kuotë pikësh (39) me shkodranët, megjithatë mbajnë vendin e tretë.
Por, kjo ndeshje duket se ka lënë një shije të hidhur për trajnerin e verilindorëve, Diego Longo i cili ka zgjedhur të mos paraqitet në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, për të dhënë deklaratat e zakonshme pas ndeshjes.
Një vendim i cili shkon kundër rregullores dhe tashmë italiani mund të përballet me një gjobë nga ana e Komisionit të Disiplinës. Megjithatë, më shumë se sa gjoba, gjesti i Longos lë për të dëshiruar nga ana morale pasi në këtë pikë përveç se nuk respektohen rregullat.
Tekniku harron të respektojë edhe tifozerinë e Kukësit që gjithashtu priste këndvështrimin e trajnerit për 90 minutat ndaj shkodranëve apo edhe mbi faktin se në katër ndeshjet e fundit, skuadra e tij nuk ia ka dalë të marrë pikët e plota.
Ndërkaq, vendimi i trajnerit Longo për të mos u paraqitur për deklaratën pas takimit me Vllazninë është mbështetur edhe nga ana e presidentit të verilindorëve, Safet Gjici.