Trajneri i Kukësit, Diego Longo, pranoi se skuadra e tij kishte fituar më shumë me karakter sesa me cilësi në fushën e lojës ndaj Partizanit. Tekniku italian tha për “SuperSport” se ekipi kishte reaguar dhe ishte një provë karakteri kjo që kishte dhuruar skuadra e tij.

“Para së gjithash dua të them se po luanim me një prej ekipeve më të mira në Shqipëri, bashkë me Tiranën është e tillë sa i përket cilësisë. Ata na njihnin, ne i njohim gjithashtu. Në fillim na bënë presing dhe nuk kishim aq shumë besim. Ndoshta edhe goli i shpejt ishte i vështirë për t’u pranuar. Por në pjesën e dytë e pamë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuam çfarë duhej të bënim. Treguam një karakter te fortë dhe nuk deshëm vetëm barazimin, por të fitonim dhe kjo është fitore që tregon karakter e personalitet.

Është e qartë që duhet të përmirësohemi shumë. Punojmë shumë çdo ditë për këtë. Nuk e di se sa skuadra mund të rezistonin pas një goli të tillë. Ne u desh të rezistonim, ne nuk luajtëm shumë, por bëmë trysni. Sot e rëndësishme ishte personaliteti dhe karakteri i skuadrës.

Mund të themi se Musta ndryshoi dy herë ndeshjen, në fillim dhe pastaj kur shënoi autogolin. Kush ishte gol më i bukur? Për Partizanin ishte i pari, për ne ishte i dyti.

Ky grup që në fillim luftoi kundër shumë gjërave dhe të arrijmë në Krishtlindje të bashkuar, të lumtur, është shumë e rëndësishme dhe është me e rëndësishmja. Më e mira për veten është të luftojmë ndaj Vllaznisë. E meritojmë, e kemi treguar se me personalitet mund të arrihet në këto nivele”, tha Longo.