Pika e marrë në ‘’Air Albania’’ përballë Partizanit nuk e ka kënaqur aspak trajnerin e Kukësit, Diego Longo i cili pas ndeshjes u shpreh se hynë në fushë për fitore. Ndër të tjera, tekniku italian e krahasoi Kukësin me Napolin kur drejtohej nga Mauricio Sarri.

”Nuk e miratoj që Kukësit erdhi për barazim, nuk jam i kënaqur me rezultatin. Bëmë lojën tonë në pjesën e parë, por dhe në të dytën. Këtu kishte strategji të ndryshme mes ekipeve, por bëmë vetëm një gabim në topin e gjatë mbrapa. Dhe nëse një ekip meritonte të fitonte ishim ne.

Jemi duke humbur shumë pikë në çdo ndeshje, dhe nuk është diçka i mirë, por jam i kënaqur me mënyrën si po luajmë. Ka pasur një ndryshim pozitiv, pasi jemi më të afërt me njëri-tjetrin në klub dhe kjo na bën të jemi më të bashkuar, dhe kjo është arsye pse jemi më të lumtur.

Në pjesën e dytë u munduam të sulmojmë më shumë nga krahët, krijuam disa hapësira, ndonjëherë për tu bërë më i rrezikshëm duhet të humbasësh disa balanca, ne kërkuam të fitojmë ndeshjen. Mesfushorët kanë punuar shumë, dhe janë ata që na kanë ndihmuar shumë. Kishim një mundësi të mirë me Shqiprim Taipin, është e vërtetë që kishim më shumë mundësi dhe ishim më të mirë. Mund të them se kishim raste të pastra kur ishim 0-0, si për shembull rasti i Bashës kur ishte vetëm 3 metra larg portës në pjesën e parë.

Janë shumë gjëra që duhen përmirësuar, dua që të përmirësoj diçka në çdo stërvitje, imagjino sa ka për të përmirësuar në çdo ndeshje.

Jam i lumtur që njerëzit i shijojnë ndeshjet tona, Partizanin e krahasova me Juventusin për historinë dhe traditën që ka, por sepse dinë të menaxhojnë shumë mirë situata dhe të jenë të sigurt. Kjo është ajo që e përfiton kur luan në nivele të larta për shumë vite dhe me eksperiencë. Vitin e kaluar kemi pësuar 12 gola ndaj tyre, dhe kemi shënuar vetëm 2, ndërsa sot provuam me të gjitha shanset të fitonim

Jam shumë i mirë të bëjë krahasime për të tjerët, por mund të them që jemi si Napoli kur drejtohet nga Sarri”, ishin fjalët e Longos.